Lajme

Alarm për bombë në aeroplanin që do të udhëtonte Ivanov

By FerizajPress

November 24, 2016

Anulimi i fluturimit është bërë pasi shin bërë të gjitha përgatitjet për fluturim dhe pasagjerët ishin në pritje. Një qen kërkues i MPB ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për bombë, por vetëm për një telefon celular.

Nga presidenca kanë theksuar se Ivanov përmes Stambollit do të udhëtonte drejt Madagaskarit për pjesëmarrje në Samitin e Frankofonisë.

Hetimet zbuluan se shkaku i alarmit të rremë për bombë në aeroplanin e “Turkish Airlines” në Aeroportin e Shkupit ishte një telefon celular aktiv në bagazhin e një shtetasi turk që po udhëtonte nga Shkupi për në Stamboll, transmeton INA.

.