Në sulmin e psasdites së sotme në Mynih, ka qenë e pranishme edhe aktorja shqiptare, Monika Lubonja, e cila ka treguar në profilin e saj në Facebook, tmerrin që ka përjetuar në qytetin gjerman.
“Sot në Mynih përjetuam një moment shumë të vështirë ku përjetuam nga qendra e qytetit terrorin e panikun e ditës sotme”, – shkruan Lubonja, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Kukullave. “Vrapuam disa km deri sa dolëm nga zona e paralizuar e qytetit. Pamë njerëz të trembur që lëshonin valixhet në mes të rrugës para stacionit të trenit e vraponin me turmën”.
Lubonja e mbyll postimin e saj duke shkruar: “Kjo që po ndodh është e papranueshme e na bën të mendohemi cfarë i detyron këta njerëzit deri në këtë pikë.