Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja nëidentifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve nëkomunikacionin rrugor.Ky aksion, po zbatohet nga policët e Njësisë Rajonale e Komunikacoinit Rrugor dhepolicët e rendit të stacioneve Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit nëtë gjitha rrugët magjistrale dhe lokale të rajonin të Ferizajt. Përveç policëve meuniformë janë të angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile.Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale nga data 14-20 shkurt-2022 kashqiptuar këto kundërvajtje: – Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 295 gjoba – Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 18 gjoba
- Kyçja e parregullt në rrugën kryesore. 7 gjoba
- Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 16 gjoba – Kalimi i afatatit të regjistrimit , 23 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 15 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 145 gjoba
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 46 gjobaKundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 431 gjobaHeqje e patentë shoferit , 23
- Gjithsej , 996 gjobaDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhene ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugordhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’LajmëroPolicinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.