Ferizaj

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës, Mars 2022, shqiptohen 1443 gjoba dhe konfiakohen 48 patentë shoferi

By FerizajPress

March 14, 2022

Policia Rajonale në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. 

Policia Rajonale ka angazhuar, përveç polic me uniformë edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia nga data 07-13.2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Heqje e patentë shoferit , 48 shoferëve

Ndërkaq janë raportuar 26 askidente në komunikacion: 21 me dëme materiale dhe 5 me lëndime, për dallim me javën paraprake që janë raportuar 28 aksidente : 16 me dëme materiale dhe 12 me lëndime.

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. 

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.