Ferizaj

Aktivitetet e policisë rajonale gjatë javës Maj- 2022, shqiptohen 1334 gjoba

By FerizajPress

May 10, 2022

Policia Rajonale në Ferizaj ka ndërrmarr disa aktivitete në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. 

Policia Rajonale ka angazhuar edhe policë me rroba dhe automjete civile në të gjitha rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt. 

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia gjatë javës, nga data 02-08 Maj-2022 ka shqiptuar  këto kundërvajtje:

Heqje e patentë shoferit , 29 shoferëve

Ndërkaq janë raportuar 36 aksidente në komunikacion: 24 me dëme materiale dhe 12 me lëndime trupore .

Policia Rajonale në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. 

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.