Ferizaj

Aktivitete të shumta me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

By FerizajPress

June 01, 2022

Me aktivitete të shumta në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është shënuar 1 Qershori Dita Ndërkombëtarë e Fëmijëve, me ç’rast Asambleja e Fëmijëve, ka mbajtur një takim në sallën e Kuvendit të Komunës.

Në këtë aktivitete ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, shefi i kabinetit të Kryetarit Albion Sherifi. Ata gjatë këtij aktiviteti kanë bashkëbiseduar me përfaqësues të asamblesë së fëmijëve, përfaqësuesit e RoRit, organizatës “Save the Children”, si dhe me përfaqësues të organizatës “Pema” lidhur me të drejtat, mbrojtjen dhe qasjen e fëmijëve në sistemin arsimor lokal.