Ferizaj

Aktivistja e dalluar e shoqërisë civile, Vanesë Sadriu aderoi në PDK

By FerizajPress

June 25, 2020

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë kohë është streha e të rinjve të talentuar, vullnetmirëve për të dhënë kontributin për më të mirën në shoqëri e profesionistëve të rinj.

E tillë ishte edhe atmosfera mikpritëse që krijoi sot Rinia Demokratike e Kosovës në Ferizaj e prirë nga Kryetari i Rinisë, Fisnik Bislimi, në organizimin për aderimin e aktivistes së dalluar të shoqërisë civile në PDK, Vanesa Sadriu. E mirëpritjen e saj, e bëri i pari i PDK-së së Ferizajt, njëherit Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, kryetarin e RDK-së, Donjet Bislimi dhe struktura partiake nga niveli qendror e lokal.

Kryetari Aliu tha se me të rinj të tillë vullnetmirë, të talentuar e plot energji për ta bërë ndryshimin në shoqëri, PDK po hap perspektiva të gjera zhvillimi si forca e parë e më e madhe në Ferizaj. Ai shtoi se familja jonë politike po ripërtërihet me kuadro të reja vazhdueshëm, duke gërshetuar edhe përvojat me të parët e saj në themelim, e cila bën që oferta për qytetarët, kursi i ndjekur politik të sjell dobi për qytetarët ferizajas.

E sapoaderuara në radhët e forcës më të madhe politike në Ferizaj, Partia Demokratike e Kosovës, Vanesa Sadriu tha se angazhimi i saj i deritanishëm në shoqëri civile, do të shërbej si përvojë e çmuar që tashmë në rrugë politike të arrihet ndryshimi për një përfaqësim më të mirë të të rinjve si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.