Lajme

Aktivistët e VV të akuzuar për terrorizëm mbesin në arrest shtëpiak, seanca tjetër më 30 mars

By FerizajPress

February 28, 2017

Të lartpërmendurit nuk kanë pranuar fajësinë për veprën “Kryerja e veprës penale terroriste të Kodit Penal të Kosovës”.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë kërkuar ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për pesë aktivistët e VV-së, duke thënë se akuza ndaj tyre duhet të hidhet si e pabazë, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, prokurori i Prokurorisë Speciale, ka thënë se propozimet e avokatëve mbrojtës janë të pa qëndrueshme kur bëhet fjalë për elaborimin e provave mbi të cilat është e bazuar kjo aktakuzë.

Tutje prokurori ka theksuar se edhe pse propozimi ishte për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak, dikush e shfrytëzoi rastin për fjalë e dikush për prononcime politike për mashtrim të opinionit.

“As 1% e përmbajtjes së aktakuzës nuk është politike”, ka thënë prokurori.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 30 mars në orën 13:00.