Ferizaj

Aktakuzë kundër tre personave serb, në mesin e tyre një person zyrtar

By FerizajPress

February 28, 2019

Ferizaj, 28 Shkurt 2019– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur B.B., B.M., dhe S.M, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri B.B., si person zyrtar ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” “Falsifikim i dokumentit zyrtar” si dhe veprën penale “Deklarimet e rreme” .

I pandehuri B.M., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjës së veprës penale” nga neni 388 të KPRK-së dhe veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 392 të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri S.M., ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjës së veprës penale” nga neni 388 të KPRK-së si  dhe veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 392 të KPRK-së.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.