Ferizaj

Aktakuzë interesante në Ferizaj, shoferi akuzohet se këputi telat e rrymës

By FerizajPress

July 16, 2019

Driton Behluli i akuzuar se kishte dëmtuar telat e rrymës duke lënë një shtëpi pa energji elektrike për një kohë, doli sot para gjykatës.

Seanca gjyqësore për këtë rast u mbajt në Gjykatën e Ferizajt ku të akuzuarit iu shqiptua një vërejtje gjyqësore.

I pandehuri në mbrojtjen e tij thekson se veprën e ka kryer nga pakujdesia dhe i njejti ka qenë i gatshëm gjithnjë për kompensim të dëmit material.

Sipas aktakuzës se me datën 27.06.2018 rreth orës 15 :30, në rrugën ‘’Naim Beka’’ në Ferizaj, Driton Behluli nga pakujdesia duke drejtuar kamionin e tipit Scania me targa 05-597-CB , të ngarkuar me rrjeta metalike për shkak të lartësisë me pjesën e pasme këput kabllon elektrike ,me të cilën furnizohej me energji shtëpia e të dëmtuarit Haki Beqir.

Për pasojë, i dëmtuari për një kohë ka mbetur pa energji elektrike,

Prokuroria e akuzonte Driton Behlulin me veprën, Asgjësim, Dëmtim ose Heqje e Instalimeve Publike.