Në Gjykatën e Ferizajt sot është mbajtur seancë ndaj të dyshuarit N.N., i cili akuzohet për lëndim të lehtë trupor të bashkëshortes së tij, C.C.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri nuk e pranoi fajësinë rreth aktakuzës që i vihet në barrë nga Prokuroria e Ferizajt.
I akuzuari tha se gruaja e tij ka pasur një mosmarrëveshje me babanë e tij (vjehrrin e saj) dhe se nuk e ka goditur por vetëm e ka shtyrë.
Me këtë rast, e dëmtuara kishte pësuar lëndime të lehta trupore, thekson aktakuza.
Me këto veprime, sipas aktakuzës, N.N. ka kryer veprën penale – lëndim i lehtë trupor.