Lajme

Aksioni i VV-së: Një i arrestuar, një tjetër i lënduar

By FerizajPress

August 26, 2016

Një qytetar është arrestuar në përfundim të aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje, për të vendosur një pano në afërsi të shtëpisë së kryekuvendarit Kadri Veseli.

Po ashtu një tjetër është alivanosur dhe është duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të dy këto zhvillime kanë rrjedhur pas sulmit që i është bërë një veture të Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.