Ka vazhduar aksioni i policisë rajonale të Ferizajt.
Sektori Rajonal i Hetimeve mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth
dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla, pas disa
kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , janë ndaluar disa persona të
dyshuar , ku gjatë kontrollimit të tyre, tek 3 persona janë gjetur substancë e
dyshuar e narkotikëve , tek 2 persona të dyshuar janë gjetur 2 armë ( psitoleta),
ndërsa te disa tjerë janë gjetur thika.
Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe me vendim të Prokurorit nga Prokuroria
Themelore e Ferizajt, ndaj tyre janë iniciuar raste penale ‘’ Mbajtje në pronësi,
kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ dhe ‘’Posedim i narkotikëve’’ për
procedura të mëtejme hetimore.
Akasioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe
luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim që nëse kanë
informacione rreth dukurive negative nëpër shkolla të njoftojnë menjëherë policinë,
stacionin më të afërt , apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmë ro Policinë ’’ dhe në
numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë