Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja nëidentifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimintë aksidenteve në komunikacionin rrugor.Ky aksion, po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale eKomunikacionit Rrugor e Ferizajt në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin eFerizajt .Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacione tëndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnëkundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohengjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.Në kuadër të këtij aksioni policia me datën 18 dhe 19 tetor 2021, ka shqiptuar këtokundërvajtje:
- Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 31 gjoba
- Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 6 gjoba( Heqje e patentë shoferit 6 )
- Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 8 gjoba
- Kalimi i afatit të regjistrimit , 10 gjoba
- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 9 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 30 gjoba
- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 95 gjoba
- Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 111 gjoba
- Gjithsej , 300 gjobaDrejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhene ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugordhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’LajmëroPolicinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.