Ferizaj

Aksioni i policisë rajonale në Ferizaj, shqiptohen 260 gjoba brenda ditës në komunikacionin rrugor

By FerizajPress

March 30, 2023

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një aksion në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtij aksioni policia rajonale e Ferizajt me datën 29.03.2023 ka shqiptuar 260 gjoba për kundërvajtje në komunikacionin rrugor:

Llojet e kundërvajtjeve:

Heqje e patentë shoferit, 5 shoferëve

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe në ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.