Ferizaj

Aksioni i Policisë Rajonale në Ferizaj, konfiskohen rreth 7 mijë kilogram mjaltë

By FerizajPress

September 21, 2022

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar disa informacione për disa mallra të dyshuara (mjaltë) pa origjinë që janë të fshehura në Ferizaj dhe në Han të Elezit.Në lidhje me këtë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve menjëherë i kanë marrē veprimet e nevojshme dhe nën autorizimin e Prokurorit nga Prokuroria Themelore në  Ferizaj, sot rreth orës 12:00 ka nisur kontrollet në katër lokacione të ndara në Ferizaj dhe Hani Elezit.Gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtjeme hetimore.