Lajme

Aksioni i policisë në veri dhe taksa ndaj mallrave serbe, reagon Rusia

By FerizajPress

November 23, 2018

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas aksionit të policisë së Kosovës në veri për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ne reagim kundërshtohet edhe taksa prej 100 për qind për mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake. “Është e qartë se Prishtina vazhdon politikën e pastrimit etnik dhe propagandën për ‘luftë komerciale’ në Ballkan”, thuhet në deklaratë.

Për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës, Kremlini ka kritikuar edhe BE’në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

‘Bashkimi Europian dhe SHBA’të të cilët kanë përkrahur shqiptarët e Kosovës me vite, ose po e përkrahin ose nuk po mund t’i ndalin këto veprime’, shtohet tutje.

Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në veri të Mitrovicës, katër të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës është i dyshuar edhe Milan Radoiçiq, i cili sot edhe pas bastisjes së shtëpisë së tij nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës nën mbikëqyren e Prokurorisë Speciale nuk është arrestuar.