Ferizaj

“Aksion” kundër ndërtimit të murit në Veri

By FerizajPress

December 09, 2016

Organizata joqeveritare sot do të zhvillojnë një përformancë në Mitrovicë në shenjë mospajtimi pikërisht te vendi ku po ndërtohet muri ilegal dhe i cili është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.

Rrjeti i organizatave “Avonet”, “Etika”, “Demokracia”, “VLD”, “EACE”, “KDN”, “Elita-H” dhe “PRSH”, do të shkojnë në vendin ku po ndërtohet muri në veri të Mitrovicës, kështu për të kundërshtuar ndërtimin e tij ilegal.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga qeveritarët për ndërtimin e këtij muri. Ministrja për Dialog Edita Tahiri ka thënë se ndërtimi i tij është ilegal dhe nuk përputhet me marrëveshjen e Brukselit.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa është zotuar se nuk do t’i vërë në funksion muskujt për ta rrëzuar murin e ndërtuar nga serbët e Mitrovicës Veriore. Ka thënë se ligjit do t’ia lënë këtë punë. Por nuk ka thënë nëse do të rrënohet muri i vendosur në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe me marrëveshjen e dakorduar në Bruksel./GazetaExpress/