Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ferizaj dhe Shtime lidhur me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë gjetur në një lokal duke luajtur bixhoz.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1049 copë zhetonë si dhe 7 palë letra bixhozi. Me vendim të prokurorit shtatë të dyshuarit janë liruar, ndërsa pronari i lokalit dërgohet në mbajtje
Në Shtime njësiti policor në një lokal me pronar mashkull kosovar, ka hasur disa persona duke luajtur bixhoz.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 137.50 euro dhe letra bixhozi.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari-pronari i lokalit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.