Ferizaj

Aksion i gjerë i policisë në Shtërpcë

By FerizajPress

July 07, 2022

Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Rasim Maloku.

“Po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës, ndërsa po bastisen pesë lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale në Shtërpcë”, tha prokurori Maloku.

Ndryshe, siç u bë e ditur aksioni në fjalë nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por që ndërlidhet me disa prej të arrestuarve të Brezovicës, e që si struktura ilegale kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë.

Përmes këtyre kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve.