Lajme

Aksidentohet kamioni me veturë, e pëson këmbësorja në Prizren

By FerizajPress

July 01, 2018

Një këmbësore ka mbetur e lënduar pas një aksidenti që ndodhi dje në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në Prizren. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kamionete, një veture dhe këmbësores e cila pas lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor. “Rr.Ismajl Kryeziu, Prizren 30.06.2018-10:00. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete , një veture dhe një këmbësoreje. Si pasojë e aksidentit këmbësorja femër K-Shqiptare pëson lëndime trupore dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor lirohet”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë./Indeksonline/