Ferizaj

Aksidentohet autobusi ne Brezovicë

By FerizajPress

January 20, 2018

20.01.2018.   Në Brezovicë kanë mbetur të ngujuar një numër i madh i nxënësve dhe pushuesve të tjerë, pasi një autobus më rreth 40 nxënës nga Gjakova nuk kishte arritur të frenojë dhe kishte rrëshqitur, duke mbetur i anuar në rrugë.

Nxënësve i ishte dashur që të zbresin nga pjesa e pasme e autobusit, dhe më pas gjysma prej tyre ishin nisur në këmbë për në Prizren, ndërsa pjesa tjetër janë duke pritur në një restorant aty afër, njofton nxënësja Diliona Dujaka.

Klan Kosova ju sjell pamje të autobusit i cila ka rrëshqitur, e dërguar nga lexues/shikues të televizionit.