Ferizaj

Aksidentohen dy vetura në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, lëndohen tre persona

By FerizajPress

March 28, 2019

Në magjistralen Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, me ç’rast janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënësi i policisë në për rajonin e Ferizajt.

“Në orën 12:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik janë përfshirë në aksident dy vetura të udhëtarëve. Përveç dëmeve materiale janë tre persona të lënduar që janë duke marr trajtim në Spitalin Rajonal në Ferizaj”, ka thënë Gashi.