Aksidenti në Velipojë, identifikohet viktima e katërt

By FerizajPress

August 04, 2016

Bëhet fjalë për shtetasin italian,Giovanni Sanguedolce. Ai ndodhej në automjetin ku gjetën vdekjen tragjikisht edhe Giorgio Angelo, 25 vjeç, Besmir Kola, 29 vjeç, i cili rezulton të ketë qenë edhe drejtuesi i automjetit dhe Artenisa Peraj, 21 vjeç

Sanguedolce ndohej në Shqipëri me qëllim për të hapur një biznes, pikërisht në Velipojë, bashkë me të fejuarën e tij, Artenisa Peraj.

Mësohet se ata kishin ndërmend që të shpallnin fejesën në dasmën e Besmir Kolës më 14 gusht.

Sipas burimeve të morgut viktimat kanë rezultuar negativë në autopsinë e bërë për konsumim alkooli.

Kjo përjashton mundësinë që aksidenti të ketë ndodhur nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe ngjarja tragjike mund të ketë ardhur si pasojë e mosnjohjes së rrugës dhe përgjumja.

.