Lajme

Aksidentet, largohet nga detyra kreu i Policisë Rrugore

By FerizajPress

July 29, 2016

Largohet nga detyra drejtori i Policisë Rrugore, Mithat Tola.

Pas aksidenteve tragjike të ditëve të fundit, Tola është shkarkuar nga drejtimi i Policisë Rrugore, duke i lënë vendin Ardi Veliut.

Ndryshimet synojnë rritjen e performancës për parandalimin e aksidenteve.

Tola ishte emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Rrugore në tetor të vitit 2014.

Lajmi i shkarkimit erdhi në të njëjtë kohë kur kryeministri Rama po përuronte komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë.