Ferizaj

Aksident zinxhiror në rrugën Prishtinë-Ferizaj, tre persona të lënduar

By FerizajPress

August 28, 2021

Tre persona janë lënduar në një aksident zinxhiror, ka ndodhur sot në fshatin Llugaxhi të Lipjanit në magjistralen Prishtinë- Ferizaj.

Siç njofton Policia e Kosovës në aksident janë përfshirë katër automjete.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.