Ferizaj

Aksident tragjik në Ferizaj , një i vdekur dhe tre të lënduar rëndë

By FerizajPress

July 15, 2018

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20 minuta në Ferizaj konkretisht në rrugën “Rexhep Bislimi” afër urës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Nexhat Xhokli.

Zëdhënësi ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një person, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Njësiti i Policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.