Lajme

Aksident tragjik në Durrës, dy persona të vdekur

By FerizajPress

April 23, 2016

Një aksident i rëndë i orëve të vona i ka marrë jetën një personi tek mbikalimi i Fllakës në Durrës dhe pak më pas policia njoftoi se numri i viktimave ka shkuar në dy.

“Mjeti i tyre tip Benz është përplasur me një rimorkjo nga prapa që gjë ka qenë tepër e dhunshme dhe vdekjeprurëse për pasagjerin”- raporton harta Dixhitale e Aksidenteve. Ndërkohë, kur shoferi i kamionit ka zbritur të shohë çfarë ka ndodhur, një Fuoristradë e ka marrë përpara dhe si pasojë ai ka gjetur vdekjen. Rimorkio si duket nuk ka patur asnjë lloj sinjalistike dhe errësira e ka bërë atë të padukshme.