Lajme

Aksident trafiku, vdes një person QKUK

By FerizajPress

April 10, 2016

Policia e Kosovës njofton se një person që ishte aksidentuar rëndë ditën e 28 marsit, sot ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Viktima, mashkull me kombësi shqiptare, nuk ka arritur t’i përballojë më lëndimet e marra në aksidentin që ndodhi muajin e kaluar në Malishevë.

Pasi që viktima ka ndërruar jetë, me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Malishevë 28.03.2016-18:20. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte aksidentuar me datë 28.03.2016, si pasojë e lëndimeve të marra sot më datën 09.04.2016 ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./KosovaPress/.