Lajme

Aksident trafiku në Trudë, përplasen dy automjete (Video/Foto)

By FerizajPress

July 05, 2018

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21 e 30 minuta në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, raporton Indeksonline. Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa ende nuk dihet nëse ka viktima në rast. Dëmet materiale siç shihet edhe në video janë të konsiderueshme. Policia e Kosovës ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin. Qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të rrugës është bërë me vështirësi./Indeksonline/