Ferizaj

Aksident trafiku në Sojevë, përplasen dy automjete (Foto)

By FerizajPress

July 05, 2018

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 minuta në magjistralen Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Sojevë, raporton FerizajPress. Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa sipas gazetarit në vend të ngjarjes raportohet për të lënduar të cilët janë dërguar në Prishtinë . Dëmet materiale siç shihet edhe në foto të sjellura nga vendi i ngjarjes janë të konsiderueshme. Policia e Kosovës ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin. Qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të rrugës është bërë me vështirësi.

.

.

.

.

.