Lajme

Aksident trafiku në Podujevë, vdes një person

By FerizajPress

July 03, 2016

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Podujevë. Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë një kombi, një Golf dhe një Passat.

“Deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e ngasësit të komb-it, i dyshuari mashkull. Si pasojë e aksidentit katër persona një femër dhe tre meshkuj kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ku njëri prej tyre, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.