Ferizaj

Aksident trafiku në Ferizaj, 4 të lënduar

By FerizajPress

April 08, 2017

Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur në Ferizaj, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.

Në këtë aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30, kanë qenë të përfshira dy vetura. I dyshuari mashkull k-shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën e drejtonte viktima mashkull k-shqiptar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor në emergjencë në Ferizaj janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.