Ferizaj

Aksident trafiku me fatalitet

By FerizajPress

May 23, 2018

23.05.2018, Dubravë – Kaçanik

Nga lëndimet e pësuara në aksidentin e trafikut, që ndodhi sot rreth ores 00:05 minuta në Dubravë të Kaçanikut, ka ndërruar jetë këmbësori, L.H. (71 vjeç), nga fshati Rekë i komunës së Kaçanikut. Sipas raporteve hetimore nga vendi i ngjarjes, deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa vendore që po lëvizte në rrugën Dubravë – Kaçanik, dhe të cilën po e ngiste, M.V. (47 vjeç), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, godet këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda. Fillimisht, 71 vjeçari është dërguar në Emergjencën e Kaçanikut dhe pastaj në QKUK në Prishtinë ku edhe kishte ndërruar jetë rreth orës 06 të mëngjesit të sotëm.