Ferizaj

Aksident trafiku me fatalitet në magjistralen Ferizaj- Kaçanik

By FerizajPress

March 09, 2018

Ferizaj. 09.03.20148. Në një aksident trafiku të ndodhur me 8.3.2018 rreth orës 21:30 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të restorant ,,Mani”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, B.Ll. ( m/sh/k 24 vjeç),i cili ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Kaçanik,për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet këmbësorin N.M. (m/sh/k 54 vjeç) , me ç’rast i njëjti pëson lëndime të rënda trupore. I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor.

Sot me 9.3.2018 rreth orës 05:00 min. nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari N.M. nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i veturës është ndaluar për 48 orë, thuhet në raportin e Policisë së Ferizajt Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.