Lajme

Aksident tjetër në rrugën Ferizaj – Lipjan, rrokulliset vetura e KFOR-it

By FerizajPress

March 16, 2019

Një aksident tjetër, por fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur para pak minutash në rrugën Lipjan-Ferizaj.

Lexues të portalit kanë dërguar pamje të një veture të rrokullisur, që sipas tyre, është veturë civile e KFOR-it amerikan.

Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore dhe po merren me rastin.

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe një aksident me fatalitet, ku humbën jetën tre të rinj.