Lajme

Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, tre të lënduar

By FerizajPress

July 08, 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes tri automjeteve dhe të lënduar kanë mbetur tre persona që njëherit ishin drejtues të automjeteve.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.