Ferizaj

Aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, lëndohen tre persona

By FerizajPress

June 28, 2021

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë –Ferizaj, respektivisht në fshatin Konjuh.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë tre persona.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së trafikut dhe po merren me rastin.