Ferizaj

Aksident në rrugën për Brezovicë

By FerizajPress

February 20, 2017

Bora e cila po bie gjatë tërë ditës së sotme ka vështirësuar edhe komunikacionin në disa rrugë, e sidomos në viset malore. Në rrugën për Brezovicë  komunikacioni është vështirësuar, por ka pasur edhe raste të aksidenteve.

Një lexues i FerizajPress ka dërguar disa foto nga një aksident.Sipas dëshmitarëve janë lënduar dy persona,nënë e bijë,të cilat pasi janë larguar nga makina e aksidentuar në rrugë janë goditur nga një makinë tjetër.

Në këtë aksident ishin vet kalimtarët e rastit të cilët po ktheheshin nga Brezovica të cilët u ndihmuan të aksidentuarëve që  ti nxjerrin nga hendeqet anësore ku kishin rënë pas aksidentit.