Ferizaj

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen pesë persona – njërin furgon e kaplon flaka

By FerizajPress

January 08, 2023

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy furgonave (kombi) në rrugën Ferizaj – Shtime.Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.Ai bëri të ditur se njëri nga furgonët u kaplua nga flaka.“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj. jësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin”, tha Veseli.

Veseli tha se në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit