Sot në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndodhur një aksident jo i zakonshëm, në aksident është përfshirë edhe makina e policisë.
Siç shihet edhe në foto të dërguar nga qytetarë të rastit një makinë ka goditur makinën e policisë. Nuk bëhet e ditur për të lënduar dhe sipas dëshmitarëve të rastit edhe dëmet materiale nuk janë shumë të mëdha.
Nuk është ky rasti i parë kur në këtë kohë pandemie dhe kufizim të qarkullimit po ndodhin aksidente të komunikacionit. Shumica e këtyre aksidenteve ishin pasojë e tejkalimit të shpejtësisë në kohën kur edhe komunikacioni ishte rralluar.
Nga fillimi i lehtësimit të masave dhe heqja e Ferizajt nga karantina ka filluar një fluks i madh i qytetarëve nëpër qytet dhe rrugë edhe pse masat e orarit të qarkullimit janë ende në fuqi.
Në Ferizaj edhe pas shumë apeleve nga kryetari i Ferizajt që të respektojnë masat dhe rekomandimet e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë po shihen grumbullime të qytetarëve për aktivitete të ndryshme dhe një mos respektim i këtyre masave.