Ferizaj– Në orët e hershme të ditës së sotme një veturë në rrugën kryesore të qytetit “Dëshmorët e Kombit”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një lokal të këpucëve në Ferizaj.
Me këtë rast lokalit i janë shkaktuar dëme të mëdha material.
Pronarët e lokalit janë shprehur të habitur se si ka mundur që makina të nxjerr edhe shtyllën e betonit e cila ishte nga materiali i fortë dhe me armaturë.
Sipas pronares së lokalit, e cila rreth orës 02:00 të mëngjesit ishte njoftuar nga policia e trafikut, në makinë ishin dy të rijnë të cilët përveç dëmeve material në makinë nuk kishin pësuar lëndime.
Mbrëmë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ora 03 e 30 minuta, një automjet i tipit ‘’Mercedes’’ ka qarkulluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka kumbur kontrollin mbi mjetin dhe kështu ka goditur këtë shitore duke i shaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas raportit të policisë shoferi nuk është i lënduar, por vozitësi ka qenë nën ndikim të alkoolit, pasi që policia i ka bërë alkohooltestin dhe ka dalë që ai ishte i dehur. Sipas raportit që kam përpara nuk ceket që ka qenë edhe dikush tjeter në makinë”, tha Xhokli.
Në stacionin e policisë në Ferizaj, njoftuan se pas përfundimit të procedurave shoferi është liruar ndërsa pas kompletimit të dosjes ky rast dërgohet në Gjykatën Themelore të Ferizajt.