Ferizaj

Aksident në rrugën “Brahim Ademi”  në hyrje të Ferizajt

By FerizajPress

December 14, 2016

Rreth orës 10:00 në rrugën “Brahim Ademi” në fillimin ne rrugës me katër korsi ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë  dy automjete udhëtarësh .

Zëdhënësi i policisë Agim Gashi  ka bërë të  ditur  se në këtë aksident  dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe po trajtohen në emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Automjetet siç shihet edhe në foto kanë pësuar dëme  të konsiderueshme.

Por ajo që  habit është  pjesa e kësaj rruge e cila ka mbetur e pa rregulluar dhe  paraqet rrezik permanent  për pjesëmarrësit në komunikacion.  Behët e ditur se  Ministrisë se Infrastrukturës disa herë i është kërkuar që të bëjë zgjidhje për këtë pjesë por ende nuk ka ndonjë hap konkret në këtë drejtim.