Ferizaj

Aksident në qendër të Ferizaj, pakujdesi e vozitësve apo neglizhencë e kompetentëve (Foto)

By FerizajPress

September 09, 2016

Rreth orës 14:10  në rrugën “Ahmet Kaçiku” ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Edhe pse ky aksident  ishte vetëm me dëme materiale është një sinjal se kompetentët të cilët merren me rregullimin e komunikacionit e në bashkëpunim me policinë duhet të marrin masa në vendosjen e shenjave të komunikacionit të cilat mungojnë në shumë pjesë të qytetit.

Është kjo pjesa e rrugës  e cila kohëve të fundit  është bërë “fyt i ngushtë” për komunikacion në këtë rrugë të Ferizajt. Frekuentimi i madh  i qytetarëve   për shkak të nënkalimit  ka bërë që  në këtë pjesë  komunikacioni të zhvillohet shumë vështirë.

Por këtë  edhe më shumë po e vështirëson kur në rrugët ndihmëse   parkohen vetura (aty ku me rregulla të komunikacionit është e ndaluar) të cilat ngushtojnë rrugën ,edhe ashtu të ngarkuar.

Nuk është vetëm kjo pjesë e cila  ka mbetur ashtu në mëshirën e qytetarëve se a do të ndalen apo jo. Shumë pjesë të cilat  paraqesin vështirësi  në komunikacion e që mund të rrezikoj edhe jetën e qytetarëve ka  gati në të gjitha anët e  Ferizajt.

Ata që çdo ditë  kalojnë nëpër rrugët e Ferizajt edhe mund të mos e vërejnë por  një I huaj I ka shumë të vogla mundësitë  për orientim Që nga hyrja  në rrugën “Rexhep Bislimi”  ka aq pak shenja orientimi dhe njoftimi sa  është vështirë të gjesh qendrën e qytetit apo   të gjesh orientimin të dalësh nga ai.

Shto kësaj edhe uzurpimin e trotuareve nga bizneset  për të cilat nuk qanë kokën askush (sepse inspektorët  nuk i shohin) del se jeta e qytetarëve   gjithmonë është në rrezik.

Por  edhe parkimi i automjeteve vend e pavend   gjithashtu është  një faktor i rritjes së rrezikut për këmbësorë.

Në kryqëzimin e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” me rrugën “Gëzim Sahiti”  taksistët  as që qajnë kokën për bllokimin e këndit të rrugës e që për pasojë  këmbësorët (fëmijtë) duhet të dalin në rrugën kryesore për të kaluar në anën tjetër.Për këtë qytetarët thonë se janë ankuar shumë herë në polici dhe si arsyetim  kanë marrë përgjigje  “s’po ngojn taksistat”

Në një shtet ligjor komunikacioni rregullohet me shenja dhe aty ku nuk zbatohen rregullat pasojnë gjobat, s’ka nevojë askush askënd me e “ngu”.

Se si duken rrugët e Ferizajt mund të shihni fotot e mëposhtme, rrugë pa shenja njoftimi dhe trotuare të uzurpuara.

Nëse do me shkua në shkollë “grahi” rrugës kryesore!

  A thua ka i bie Qendra e qytetit..?

Rrethrrotullim,por se  ku mundesh me shku…..?