Ferizaj

Aksident  në Nikadin të Ferizajt, sërish godet treni (Foto)

By FerizajPress

May 13, 2016

Në vendkalimin  hekurudhorë në fshatin Nikadin të Ferizajt   treni ka goditur një  veturë.

Në vendkalimin   e fshatit Nikadin , i cili nuk është i pajisur me barriera, sipas dëshmitarëve   makina  ka goditur trenin i cili në atë kohë po kalonte në atë pjesë  e që për pasojë treni e  ka shtyrë makinën e cila ka goditur shtëpinë e afërt.

Makina e cila është goditur nga treni mbanë tabela me regjistrim 04 dhe siç duket  drejtuesi nuk e  njohur terenin.

Rastin e ka konfirmuar edhe majori i policisë Basri Shabani i cili i  tha FerizajPress se  drejtuesi i makinës ka marrë lëndime të lehta  dhe është dërguar deri në emergjencën e Spitalit të Ferizaj..

Bëhet e ditur  se drejtuesi i makinës ishte një qytetarë nga komuna e Prizrenit.