Ferizaj

Aksident në Lloshkobare të Ferizajt, pesë të lënduar, dy prej tyre rëndë

By FerizajPress

August 10, 2016

Para pak çastesh  në rrugën Ferizaj-Shtimë  afër fshatit Lloshkobare ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni me ç’rast 5 udhëtarë  janë lënduar.

Sipas  mjekës kujdestare në Emergjencën e QKMF-së në Ferizaj  dy udhëtarë kanë lëndim më të rënda dhe pas ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt janë transportuar për në QKUK në Prishtinë  për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa tre udhëtarët tjerë kanë lëndime më të lehta dhe po trajtohen në qendrën emergjente të Spitalit të Ferizajt.

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret  me rastin.