Lajme

Aksident në Korçë, makina përplas tufën e bagëtive

By FerizajPress

April 18, 2016

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht pranë fshatit Zëmblak.

Një automjet tip Fiat ka përplasur tufën e bagëtive duke lënë të ngordhura disa prej tyre.

Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar nga ky aksident, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.

Paraprakisht, shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia e drejtuesit të mjetit, kur në rrugë kalonte tufa e bagëtive.