Lajme

Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

By FerizajPress

December 10, 2016

Mediat italiane raportojnë se shqiptari udhëtonte me një mjeti tip ‘Mercedes A class’, ndërsa ai u përplas me një kamion transportues makinash, ku sipër mbante edhe 7 të tilla. Të njëjtat burime theksojnë se përplasja ka qenë shumë e fortë, duke bërë që mjeti i shqiptarit pothuajse të shkatërrohej totalisht.

Është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëses, të cilat prenë pjesët metalike të makinës, e më pas të dilte i riu i plagosur. Fill pas kësaj, ai u transportua në spital, ndërsa ndodhet në rrezik për jetën.

.