Ferizaj

Aksident në fshatin Sazli, lëndohen shtatë persona

By FerizajPress

April 08, 2023

Një aksident trafiku ka ndodh në fshatin Sazli të Ferizajt gjatë së premtes.

Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ndodhi për shkak të pakujdesisë së njërit ngasës,.

Nga ky aksident kanë pësuar lëndime dy ngasësit e veturave dhe pesë pasagjerë.

Raporti i plotë i Policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Sazli, Ferizaj 07.04.2023 – 07:53. I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër kosovare. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe pesë (5) pasagjerë meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.