Ferizaj

Aksident në Ferizaj, lëndohet drejtuesi i motoçikletës

By FerizajPress

April 14, 2018

Në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, me ç’rast është lënduar një person.

Nga aksidenti, ku u përfshinë një motoçikletë dhe një veturë, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.

Zëdhënës i Policisë në rajonin e Ferizajt,Agim Gashi,ka konfirmuar rastin duke shtuar se policia po merret me rastin.